Tik Tok ndalohet në të gjitha pajisjet në Kongresin e SHBA-së

Administrata e Kongresit amerikan sot e ndaloi përdorimin e video aplikacionit të njohur kinez “Tik-tok” në të gjitha pajisjet në pronë të Dhomës Përfaqësuese të SHBA-së, kumtoi administrata e Kongresit.

Vendimi është marrë para se të hyjë në fuqi ligji për ndalimin e përdorimit të këtij aplikacioni në pajisjet e qeverisë amerikane, që pritet së shpejti.

“Aplikacioni Tik-Tok konsiderohet si rrezik i lartë për shkak të numrit të madh të çështjeve të sigurisë dhe duhet të largohet nga të gjitha pajisjet të cilat i drejton Dhoma Përfaqësuese”, shkroi shefi i ri i sektorit administrativ në mesazhin dërguar deputetëve.

Duke filluar nga java e kaluar të paktën 19 shtete pjesërisht e bllokuan Tik-Tokun në pajisjet që i përdorin përfaqësuesit qeveritarë për shkak të shqetësimit se qeveria kineze mund ta përdorë aplikacionin për vëzhgimin e amerikanëve dhe censurimin e përmbajtjes.