Thirrje publike për ndarjen e mjeteve financiare për klubet sportive dhe organizatat kulturore në Strugë

Strugë, 10 mars – Komuna e Strugës ka bërë thirrje publike për ndarjen e mjeteve financiare për klubet sportive, organizatat qytetare në fushën e kulturës, organizatat dhe fondacionet qytetare.

Qëllimi, siç thuhet në thirrje, është fuqizimi dhe avancimi i bashkëpunimit të Komunës me organizatat e shoqërisë civile, klubet sportive dhe organizatat në fushën e kulturës përmes krijimit të marrëdhënieve të partneritetit dhe të inkurajojë zgjidhjen e problemeve lokale përmes përfshirjes më të madhe të qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile.

“Të drejtë pjesëmarrjeje kanë klubet sportive dhe shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet e regjistruara në territorin e Komunës së Strugës, sipas Ligjit për Shoqatat e Qytetarëve dhe Fondacionet”, qëndron në thirrje publike.

Shoqatat, siç është theksuar, që kanë marrë mjete financiare vitin e kaluar duhet të paraqesin një raport financiar për burimet financiare dhe aktivitetet e kryera gjatë vitit të kaluar, së bashku me formularët e nevojshëm për aplikim.

Dokumentat e nevojshëm duhet të dorëzohen në Komunën Strugë më së voni deri më 24 mars të këtij viti.