Tifozët e Omonias mblidhen në Prishtinë para duelit me Dritën në Conference League

Tifozët qipriot të Omonias kanë arritur në Prishtinë dhe do jenë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” për duelin ndaj Dritës.

Kampionët e Kosovës, FC Drita e mirëpret Omonian me fillim nga ora 18:45 në kuadër të xhiros së dytë të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Tifozët e ekipit mysafir tashmë ndodhen në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe janë mbledhur aty, para se të nisen drejt stadiumit “Fadil Vokrri”.