Theret me thikë një person në Mitrovicë, arratiset i dyshuari

Një person është therë nga një mjetë i mprehtë (thikë) mbrëmjen e së dielës në Mitrovicë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, i dyshuari është në kërkim policor.

“Një person ka marrë lëndime trupore nga një mjetë i mprehtë. Rasti është cilësuar si ‘lëndim trupor’. I dyshuari është në kërkim”, ka thënë shkurt Zahiti.