Tetovarit 51 vjeçar i gjendet 1 kg marihuanë

Shkup, 27 prill – Në Tetovë policia mbrëmë ka gjetur një kilogram marihuanë te një 51 vjeçar, pas së cilës ai është arrestuar. Arrestimi është kryer rreth orës 19 e 10 minuta në rrugën “Bllagoja Toska”.

“Nëpunësit policor e arrestuan 51 vjeçarin G.G., sepse gjatë kontrollit i është gjetur mbi një kilogram marihuanë. Marihuana është gjetur në valixhen e tij dhe në objektin në afërsi, e vendosur në enë dhe qese të ndryshme, ndërsa janë gjetur gjithashtu edhe qese ziper. Banori i Tetovës është mbajtur në Stacionin policor në Tetovë deri në dokumentimin dhe zbardhjen e rastit, pastaj do t’i përgatitet parashtresë për “prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave prekursore dhe psikotrope”, të ndëshkuar sipas nenit 215 të Kodit Penal”, informon Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-së Tetovë.

I dyshuari me parashtresë adekuate sot do të nxirret para gjykatësit në procedurën paraprake në Gjykatën Themelore – Tetovë.