Tetova pjesë e aksionit “Pastrim i përgjithshëm për fundjavë”

Tetovë, 6 maj – Komuna e Tetovës nesër do të jetë pjesë e aksionit të madh për pastrim “Pastrim i përgjithshëm për fundjavë” që do të zbatohet në disa vende nëpër qytet.

Aksioni fillon në ora 10:00, ndërsa do të përfshihen shumë lokacione – “Zhena park”, rr. “Industriska”, hapësira rreth Shkollës së mesme të mjekësisë dhe lagjja “Tetovçanka”.

“U bëjmë thirrje të gjithëve që të përfshihen në aksion dhe të kontribuojnë për një të ardhme më të shëndetshme dhe më të gjelbër. Të gjithë së bashku ta ngritim vetëdijen publike për nevojën nga grumbullimi dhe riciklimi i mbeturinave dhe pozitivisht të ndikojmë për ruajtjen e mjedisit jetësor”, apelon Komuna e Tetovës.