Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, numri i të vdekurve arrin në më shumë se 2,200
Më shumë se 2200 njerëz janë konfirmuar tani të vdekur në Siri dhe Turqi.
Shifrat e fundit nga agjencia turke e fatkeqësive tregojnë se janë regjistruar 1,498 viktima – shifër e cila para rreth një ore ishte 1,121.
Në Siri, dy shifra janë publikuar – një për zonat e kontrolluara nga qeveria dhe një tjetër për zonat e kontrolluara nga opozita.
Sipas të dhënave, në pjesët e kontrolluara nga qeveria të vendit, kanë vdekur gjithsej 371 persona.
Ndërkohë Mbrojtja Civile Siriane, e njohur si Helmetat e Bardha, ka konfirmuar 380 viktima në zonat e kontrolluara nga opozita.
Më shumë se 1,800 njerëz të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Më shumë se 1,800 njerëz janë konfirmuar tani të vdekur në Turqi dhe Siri.
Në shifrat e fundit, Turqia ka regjistruar 1,121 vdekje, sipas agjencisë së fatkeqësive të vendit.
Ndërkohë 371 persona të tjerë kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria të Sirisë.
Më vete, Mbrojtja Civile Siriane, e njohur si Helmetat e Bardha, ka konfirmuar 380 viktima në zonat e kontrolluara nga opozita.
Më herët, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se nuk mund të parashikonte se sa do të rritet numri i të vdekurve ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.
Por disa ekspertë kanë vlerësuar se numri i të vdekurve mund të arrijë në 10,000 ose më shumë.

