Tërmeti me fuqi shkatërruese prej 6.6 shkallë të Rihterit godet Filipinet

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6.6 shkallë të Rihterit, ka goditur sot ishullin filipinas Luzon, ka njoftuar Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 40 kilometrave, është bërë e ditur ndër tjera nga EMSC.

Deri më tani nuk raportohet për viktima eventuale e as për dëme materiale, që mund të jenë shkaktuar nga ky tërmet.

Kujtojmë që tërmetet nuk janë diçka e pazakontë në këtë shtet, pasi shpesh goditet dhe raportohet për shumë viktima.

Dridhjet raportohet se janë dëgjuar në tërë territorin e Filipineve, madje sizmologët thonë se mund të jenë ndjerë edhe në shtetet e tjera fqinje.