Tërmet në Iran, të paktën tre persona e kanë humbur jetën dhe qindra janë lënduar

Të paktën tre persona e kanë humbur jetën, ndërsa qindra janë lënduar në tërmetin me intensitet prej 5,9 ballë sipas Shkallës së Rihterit, që e goditi pjesën veriperëndimore të Iranit, publikoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Siç thuhet, janë dëmtuar ndërtesa në dhjetëra qytete, ndërsa më shumë se 440 njerëz janë lënduar.

Tërmeti ka ndodhur mbrëmë në ora 21 e 44 minuta në provincën Azerbajxhani Perëndimor, në afërsi të kufirit me Turqinë, kumtoi Qendra sizmologjike iraniane në Teheran.

Më së shumti është goditur qyteti Hoj, por dridhjet janë ndjerë edhe në rajonet tjera.

Javën e kaluar të paktën 120 persona janë lënduar në tërmetin që ka ndodhur në pjesën veriperëndimore të vendit.