Tërmet i fortë goditi Havain

Një tërmet me fuqi 5,1 ballë sipas shkallës Rihter dje ka tronditur vullkanin Mauna Loa në Havai – vullkani më i madh aktiv në planet, për të cilin shkencëtarët thonë se është në “gjendje të aktivitetit në rritje”.

Banorët në Ishullin e Madh lajmëruan se ndjenin dridhje të lehta nga tërmeti.

Kryetari i Havait Mitç Roth deklaroi se nuk ka njoftime për dëme apo lëndime në këtë moment.