Tërmet 6,2 ballë godet Kilin
Një tërmet me magnitudë prej 6.2 ballëve të shkallës së Rihterit e ka goditur sot Kilin, me epiqendër afër qytetit Kokimbo, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 60 kilometrash. Deri më tani nuk raportohet për viktima të mundshme dhe dëme materiale.

