Tensione në rripin e Gazës

Breshëri predhash gjatë natës nga territoret palestineze në rripin e Gazës drejt Izraelit, si hakmarrje për vrasjen të Enjten nga ushtarët izraelitë të 9 palestinezëve gjatë një operacioni antiterror në Jenin. Këto filmime tregojnë se shumica e predhave u shkatërruan në ajër nga mbrojtja izraelite anti-raketë.

Tensionet kanë qenë të larta edhe orët e fundit, jo vetëm në bregun perëndimor, por edhe në Rripin e Gazës, ku avionët izraelitë kryen bombardime me precizion ndaj militantëve ekstremistë.

Operacionet antiterror janë shtrirë edhe në Gaza, ku ushtarët izraelitë kryen kontrolle në dhjetëra shtëpi për kapjen e të dyshuarve për planifikimin e sulmeve terroriste. Ndërsa zyrtarët e autoritetit palestinez vendosën të ndërpresin koordinimin me izraelitët për çështjet e sigurisë, si shenjë proteste për vrasjet në Jenin. Mes 9 të vrarëve, 7 ishin militantë të xhihadit islamik, të cilët sipas zyrtarëve izraelitë po përgatisnin sulme terroriste në Izrael.