Teatri “Bekim Fehmiu” programin e muajit qershor e hap me premierën e shfaqjes “Komedia e zezë”

eatri i qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren ka publikuar orarin e shfaqjeve për muajin qershor.

Programi sipas njoftimit hapet të mërkurën, me 4 qershor, me premierën e shfaqjes “Komedia e zezë”, nga autori Peter Shaffer dhe në regji të Ilir Bokshit.

Më 8 qershor në skenë paraqitet shfaqja mysafire “Engjëjt”, nga autori Odise Plaku dhe në regji të Naser Shatrollit.

Një ditë më pas, më 9 qershor në orar është “Komedia e zezë”, derisa më 16 qershor vjen projekti i Shtëpisë filmike “Dielli” i titulluar “Kërkohet bashkëshort i ri” nga autori Miro Gavran dhe në regji të Gëzim Hasanit.

Ndërkaq më 17 qershor shfaqja “Deni dhe deti i thellë i kaltër” në regji të Ana Batevës udhëton për në Teatrin e Gjakovës.

Programi i shfaqjeve të këtij muaji mbyllet me 20 qershor me shfaqjen “Krejona” të autorit dhe regjisorit, Kaltrim Balaj.

Sipas njoftimit të gjitha shfaqjet fillojnë në ora 20:00.