Të shtënat në ahengje gjatë muajit gusht, MPB: Tre persona janë lënduar, janë konfiskuar 71 armë zjarri dhe municione
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë muajit gusht ka pasur disa incidente me të shtëna me armë në ahengje familjare.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se janë pranuar 74 raportime nga qytetarët, ku janë konfiskuar armë dhe municione, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, MPB ka bërë thirrje që qytetarët të festojnë me zemër dhe jo me armë.