Të shtëna me armë zjarri në Orikum, plagoset një 29-vjeçar

Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Orikum.

Sildi Velaj, 29-vjeç ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë për në spital.

Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti. Autori i dyshuar i ngjarjes ështe shtetasi Qerim Bello.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.