Të shtëna me armë në Prishtinë
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë në fshatin Llukar të Prishtinës.
Policia njofton se të shtënat janë dëgjuar afër një pike të karburanteve.
Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjete dhe sekuestruar dy gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit.
Nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet.