Të paktën njëqind të vdekur në përmbytjet në kryeqytetin e Kongos

Të paktën njëqind njerëz humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar sot në përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut që përfshinë kryeqytetin e Kongos.

Rreth 12 milionë njerëz jetojnë në 24 qarqet e Kinshasës të përfshira nga përmbytjet. Autoritetet lokale bënë të ditur se ka viktima, se janë përmbytur shtëpi dhe rrugët janë shkatërruar.

Më shumë se tridhjetë njerëz humbën jetën  në qarkun Ngaliema, ndërsa numri i të vdekurve ende nuk është përcaktuar, tha kryebashkiaku Alid ili Cibanda.

Në një pjesë tjetër të qytetit humbën jetën pesë anëtarë të së njëjtës familje.

“Është e trishtueshme të humbasësh të gjithë anëtarët e familjes”, tha 30-vjeçari Pjero Manrtuela, i cili humbi nënën, vajzën nëntëvjeçare dhe tre vëllezërit, ndërsa vetë mbijetoi sepse i kur filloi të binte shi ka qenë në punë.

Personat zyrtarë thanë se shumica e fatkeqësive  kanë ndodhur në struktura të ndërtuara pa leje në vende ku ndërtimi është i ndaluar.