Të paktën 57 të vdekur në konflikte etnike në pjesën lindore të Sudanit jugor

Të paktën 57 persona e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra janë plagosur gjatë konflikteve të fundit etnike në pjesën lindore të Sudanit Jugor, në rajonin Xhonglej, deklaroi sot një përfaqësues lokal.

Grupe të armatosura të të rinjve të fisit Nuer sulmuan anëtarët e grupit etnik Murle në rrethin administrativ të Veliki Pibor, deklaroi ministri i informacioneve i asaj zone, Abraham Kelang.

Sudani i Jugut, i cili fitoi pavarësinë nga Sudani në vitin 2011, ka qenë për dekada skenë e dhunës politike dhe komunale, si dhe konflikteve për mallra dhe tokë.

Sipas Kelang, përleshjet e fundit filluan të dielën, kur të rinj të armatosur nga Xhonglej sulmuan fshatin Lanam. Më pas sulmuesit dhe të sulmuarit u vranë, ndërsa 17 persona nga grupi etnik Murle u plagosën.

Ministri i informacioneve i Qarkut Xhonglej, Xhon Samuel Manxhuon, dënoi përleshjet dhe urdhëroi sulmuesit të tërhiqen. Ai u bëri thirrje edhe autoriteteve kombëtare në Xhuba që të ndërhyjnë pasi sipas tij situata në Xhonglej ka dalë jashtë kontrollit.

Të rinjtë e armatosur sulmuan gjithashtu një kazermë, ndërsa zëdhënësi i ushtrisë sudaneze jugore gjeneralmajor Lul Ruai tha se ushtria do të sillet siç duhet me “kryengritësit”.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut kohët e fundit paralajmëroi për mobilizimin e anëtarëve të rinj të fisit Nuer në zonën më të gjerë të Xhonglej dhe tha se kjo mund të nxiste dhunën që do të minonte arritjet e fundit të paqes të arritura përmes negociatave midis udhëheqësve të Xhonglej dhe zonës Pibor.

Në mars 2020, mijëra njerëz u zhvendosën nga konflikte të ngjashme me ato aktuale.