Të paktën 51 persona humbën jetën nga përmbytjet në Filipine, 19 rezultojnë të zhdukur
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Filipine është rritur në 51, ndërsa mijëra njerëz janë evakuuar në strehimore, kumtuan sot autoritetet lokale.
Nëntëmbëdhjetë persona konsiderohen të zhdukur.
Në rajonin më të goditur të Mindanaos Veriore, sipas Këshillit Kombëtar për Menaxhim me Katastrofa, humbën jetën 25 persona.
Shumica e njerëzve humbën jetën nga mbytja dhe rrëshqitjet e dheut, ndërsa në mesin e të zhdukurve ka peshkatarë, varkat e të cilëve u përmbytën.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje në 34 qytete dhe të paktën dhjetë rajone në Filipine.
Qeveria ka siguruar ushqim dhe nevoja të tjera bazë, ndërsa në terren janë vendosur edhe pajisje për pastrim. si dhe pajisje pastrimi janë vendosur në terren.