Të paktën 24 protestues iranianë përballen me dënim me vdekje

Të paktën 24 iranianë përballen me dënim me vdekje për pjesëmarrje në protestat që e kritikojnë qeverinë, thuhet në raportin e publikuar sot.

E përditshmja iraniane Etemad publikoi një listë të përpiluar nga autoritetet gjyqësore të 25 protestuesve të akuzuar për “luftë kundër Zotit”, një akuzë e dënueshme me vdekje sipas ligjit islamik.

Reperi Mohsen Shekari, i cili është gjithashtu në listë, i akuzuar për sulm me armë ndaj një roje sigurie, nxitje të terrorizmit dhe bllokim të rrugës, u ekzekutua të enjten.

Autoritetet gjyqësore kanë bërë të ditur se ekzekutimet do të vazhdojnë.

Megjithatë, në raport, “Etemad” i bëri thirrje gjykatës që ta rishqyrtojë dënimet me vdekje dhe t’i shmangë ekzekutimet e mëtejshme.