Të lirë dhe të paqtë në “Ballkanin e hapur”. Kush garanton?

“Ballkani hapur” është nismë rajonale që pretendon tregun e lirë të punës dhe lëvizjen e lirë të mallrave. Është nismë e Shqipërisë, Sërbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Skeptikët thonë se mospërfshirja e Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës nuk e bën serioze nismën dhe se iniciativa nuk mund të ketë sukses nëse nuk është inkluzive. Megjithatë, nga ana tjetër, përveç iniciatorëve, nisma ka mbështetje edhe nga SHBA-të dhe nga BE.

Delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut i përbërë nga Koordinatorët Nacional Marjan Zabrcanec dhe Nola Ismajloska Starova dhe këshilltari i kryeministrit për punë të jashtme Edmond Ademi kishin një takim pune në Uashington me Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit të SHBA-së dhe Përfaqësues Special për Ballkani Perëndimor, në kuadër të vizitës studimore në SHBA të grupit koordinues rajonal të nismës “Ballkani i Hapur”.

Në takim, përfaqësuesit e Ballkanit të Hapur nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia diskutuan me përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit të SHBA-së për rëndësinë e lidhjes rajonale dhe lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve. Ata rikonfirmuan hapjen e iniciativës për t’iu bashkuar Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovinëa dhe Kosova, në të ardhmen.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit shprehën mbështetje të fortë dhe të qartë për integrimin evropian të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht për bashkëpunimin rajonal ekonomik dhe politik, siç është Ballkani i Hapur. Iniciativa Ballkani i Hapur u vlerësua si një bashkëpunim që jep rezultate konkrete, që është një përgatitje.

Escobar duke folur për rreziqet dhe kërcënimet ka deklaruar se gjeneratat e ardhshme nuk duhet të lejohet të kenë këtë ndasi. Ndaj, integrimi i plotë i rajonit është me shumë rëndësi për të pasur një Evropë të plotë, të lirë dhe të paqtë.

“Ka shumë punë për t’u bërë në Ballkanin Perëndimor. Punë për të integruar rajonin ekonomikisht. Punë për të gjetur kompromisin e duhur dhe të qëndrueshëm, mbi konfliktet që ekzistojnë.

SHBA-të duan të jenë partneri juaj në këtë përpjekje. Duhet ta përdorim këtë shembull, për të arritur kompromiset mes Kosovës dhe Serbisë apo për të arritur stabilitet me situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë”, ka pohuar Escobar.

Për kryediplomatin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani “Ballkani i Hapur” është një nismë pragmatike. “Është një projekt pilot që është pjesë e progresit të Berlinit dhe që duhet të tregojë kapacitetin tonë për funksionimin rajonal. Për mendimin tim, një nismë shumë pragmatike nga e cila mund të përfitojmë të gjithë. Sigurisht që vendet e mëdha kanë më shumë përfitime, por megjithatë të gjithë përfitojnë në fund, ky është ligji i tregut. Si në BE, për shembull, Gjermania përfiton më shumë, por ka përfitime për të gjithë. Mirëpo, nëse ka pasur ndonjë dëshirë të fshehtë, do të shihet”, tha Osmani.

“Është një projekt pilot që është pjesë e procesit të Berlinit dhe që duhet të tregojë kapacitetin tonë për funksionimin rajonal. Për mendimin tim, një nismë shumë pragmatike nga e cila mund të përfitojmë të gjithë. Sigurisht që vendet e mëdha kanë më shumë përfitime, por megjithatë të gjithë përfitojnë në fund, ky është ligji i tregut. Si në BE, për shembull, Gjermania përfiton më shumë, por ka përfitime për të gjithë. Mirëpo, nëse ka pasur ndonjë dëshirë të fshehtë, do të shihet”, tha Osmani.

Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka mendim ndryshe për “Ballkanin dhe hapur” dhe ata kanë folur përmes deputetit Halil Snopçe: “Serbia është shteti i vetëm në Evropë përveç Bjellorusisë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës. Serbia është shteti i vetëm në Evropë përveç Bjellorusisë, që nuk ka votuar rezolutën e propozuar nga ana e Shqipërisë dhe SHBA-së në Këshillin e Sigurimit, për ndërprerjen e agresionit rus ndaj Ukrainës. Siç tha edhe lideri ynë z.Sela, nëse ne tani nuk tërhiqemi nga “Open Ballkan”, atëherë Putini mund të shfrytëzojë Sërbinë si “Kali i Trojës” për t’i realizuar qëllimet e veta në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e pa pranueshme dhe Maqedonia njëherë e përgjithmonë duhet të tërhiqet prej kësaj nisme “Ballkani i Hapur” . Paradoksalisht ditën e njejtë kur Serbia nuk votoi rezolutën në Këshillin e Sigurimit për ndërprerjen e agresionit rus ndaj Ukrainës, kryeministri Kovaçevski dhe ministri Osmani pranojnë ministrin e Serbisë, Selakoviç për të biseduar për zbatimin e nismës “Ballkani i Hapur”. Këto janë gjëra qesharake, ne duhet të rreshtohemi qind për qind dhe serioz në këto hapa që i marrim. Duhet të tërhiqemi nga kjo nismë “Ballkani i Hapur”, sepse është në dëm të Evropës në përgjithësi por edhe NATO-s”./Zhurnal