Të gjitha detajet nga rasti në Vushtrri

Një tragjedi ku u vranë dy persona në komunën e Vushtrrisë ka tronditur vendin, në mesditën e sotme.

Sipas raportimeve të para, dorasi së pari e ka qëlluar me armë një grua, e më pas edhe veten.

Siç merret vesh nga dëshmitarët e vendngjarjes, pronari i furrës së bukës dyshohet se e vrau ish punëtoren e tij.

Vendi i krimit, gjithmonë sipas të njëjtave burime, dyshohet të jetë ura në afërsi të furrës së bukës “Diellza”.

Policia dhe ekipet hetimore janë në vendngjarje ku po merren me krimin në vendngjarje.