Takime bilaterale të Tupançevskit në kuadër të Konferencës rajonale në Shibenik

Shkup, 24 maj – Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski realizoi disa takime bilaterale në kuadër të Konferencës rajonale “Kultura e integritetit-përforcimi i masave të antikorrupsionit” që po mbahet në Shibenik, Republika e Kroacisë.

Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, Tupançevski realizoi takim me Valter Kemp, drejtor i Zyres së Nismës globale në Vjenë, i angazhuar për Ballkanin Perëndimor dhe me ambasadorin Ugljesha Zvekiq, i angazhuar për zhvillim të projekteve nga sfera e antikorrupsionit.

Në takim, siç është cekur në kumtesë, u përfundua që të zhvillohet dialogu i mëtejmë mes qeverive të vendeve nga EJL dhe shoqërisë civile, duke e potencuar me atë rast rëndësinë e ndërtimit të dialogut kulturor i cili është pjesë e pandashme e kulturës së identitetit.

Ministri Tupançeski u takua edhe me kolegun e tij nga BeH, Josip Grubesha. Në takim, dy ministrat e cekën bashkëpunimin e deritanishëm si bazë të rëndësishme për zgjerim dhe përmirësim të kornizës të së njejtës mes dy vendeve përmes aktiviteteve të këmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira në disa sfera në kompetenca të ministrive, e posaçërisht në pjesën e përgatitjes së dokumenteve strategjike nacionale dhe sigurimit të implementimit të aktiviteteve të parapara me proceset reformuese me legjislaturën e RMV-së dhe BeH-së.