Takim në Varshavë i vendeve të formatit B9

Sot në Varshavë do të mbahet takim i vendeve B9, ku do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Xho Bajden.

Formati i dialogut politik bashkon vendet anëtare të NATO-s, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Rumaninë, Sllovakinë, Hungarinë, Republikën Çeke, Poloninë dhe Bullgarinë.

Në fokus të bisedimeve pritet të jetë forcimi i krahut lindor të NATO-s, për të cilin SHBA-të u angazhuan pas fillimit të luftës në Ukrainë. Gjithashtu do të diskutohet mundësia e shtimit të brigadave ndërkombëtare që u krijuan si mjet për përmirësimin e sigurisë në vendet fqinje me Rusinë.