Spasovski e Bushi mirëpresin në takim drejtoren Ekzekutive të Europol, Katrin De Boll

Shkup, 5 maj – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovksi dhe zv.ministri Bushi sot realizuan takim me drejtoren Ekzekutive të Agjencisë për zbatimin e ligjit (EUROPOL) Ketrin De Boll, zëvendësdrejtorin Ekzekutiv për Operacione Zhan Filip Lekufe, këshilltarin e Lartë Ilija Pullov dhe shefin e ekipit Andrej Groshell.

Spasovski ka dërguar falënderim deri te drejtorja De Boll për vizitën në RMV dhe MPB, ndërsa me rastin e Konferencës rajonale të drejtorëve të policive nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Nga ana e drejtores së Europol, De Boll ka qenë e shprehur kënaqësi për bashkëpunim në mes shtetit tonë dhe Europol. Ajo tregoi se Maqedonia e Veriut dhe MPB-ja është partner serioz në luftën kundër krimit, ndërsa njëkohësisht ka theksuar se shteti jonë është vendi i parë nënshkrues i Marrëveshje për bashkëpunim operativ dhe strategjik.

“Njëkohësisht, ajo informoi për krijimin e sektorit të ri për krim ekonomik në Europol, që do të thotë rritje të mundësive dhe mjeteve për financim të hetimeve, që do të jetë e rëndësisë së veçant dhe në të njëjtën linjë me Departamentin e ri për krim financiar pranë MPB-së, të krijuar në vitin 2017 dhe që shënon rezultate të shkëlqyeshme, fakt që e theksoi edhe drejtoresha De boll – Maqedonia e Veriut shënon konfiskimin e fundit prej 32 milion euro”m informojnë nga MPB-ja.