Tajvani do t’i përforcojë lidhjet ushtarake me SHBA-në
Presidentja e Tajvanit, Cai Ing-ven sot njoftoi se do t’i përforcojë lidhjet ushtarake të ishullit me SHBA-në që ta ndërpresë “përhapjen e autoritarizmit”.
“Tajvani dhe SHBA-ja vazhdojnë ta përforcojnë shkëmbimin ushtarak”, tha ajo pas mbledhjes me anëtarët e Kongresit amerikan të cilët janë në vizitë në kryeqytetin e ishullit, Tajpei.
Presidentja theksoi se “Tajvani në mënyrë edhe më aktive do të bashkëpunojë me SHBA-në dhe partnerët e tjerë demokratikë në përballjen me sfidat ndërkombëtare siç janë përhapja e autoritarizmit dhe ndryshimet klimatike”, por nuk precizoi në çka do të bazohet ai shkëmbim i ardhshëm.
Vizita pesëditëshe e anëtarëve të Kongresit amerikan vijoi pasi më parë, të premten, një funksionar i lartë i Ministrisë amerikane të Mbrojtjes përgjegjës për marrëdhëniet me Kinën në Pentagon, e vizitoi Tajvanin, njoftoi Fajneshënëll tajms.

