Tajani: Irani duhet ta ndalojë persekutimin dhe ekzekutimin e qytetarëve të cilët protestojnë

Ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani sot deklaroi se Irani duhet ta ndërpresë persekutimin dhe ekzekutimin e qytetarëve të cilët marrin pjesë në protesta në atë vend dhe të fillojë dialogu me ta.

Ai e deklaroi këtë pasi që e ftoi ambasadorin në bisedë.

Tajani tha se dënimet me vdekje për njerëzit të cilët marrin pjesë në demonstrata apo gratë të cilat refuzojnë të mbajnë shami janë formë joproporcionale dhe e papranueshme e dënimit.

Protestat në Iran shpërthyen më 16 shtator pas vdekjes së Mahsa Aminit (22), e cila u arrestua nga “policia e moralit” për shkak të gjoja mbajtjes jo të drejtë të hixhabit dhe u shndërruan në kryengritje mbarëpopullore kundër pushtetit.

Demonstrues të shumtë u dënuan me vdekje, ndërsa disa tashmë janë ekzekutuar.

“Amnesti interneshënëll” kumtoi se autoritetet iraniane kërkojnë dënim për së paku 21 persona për shkak të pjesëmarrjes në protesta.