Superkompjuteri jep vlerësimin se kush do të jetë kampion në Angli

Superkompjuteri e sheh Man. Siti si favoritin e qartë për titullin e Premierligës, pasi mposhti Man. Junajtedi.

“Qytetarët” mposhtën fqinjët e tyre me rezultat 6:3, duke shënuar 20 pikë pas tetë raundeve, por Arsenali i Londrës ende kryeson në renditje me 21 pikë. Pavarësisht fillimit të sigurt të “Topçinjve”, burimi i statistikave “Squaëka” është i bindur se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të ndalet skuadra e Josep Guardiola.

Man. Siti ka 83% shanse për të fituar kampionatin, ndërsa Arsenali ka vetëm 9%. Vendin e tretë në listën e pretendentëve e zë Liverpulli – më pak se 6%.