“Sunny Hill Festival 2022” – konfirmohet performanca e reperit britanik Skepta

Është publikuar emri i parë që do të performojë në edicionin e tretë të festivalit “Sunny Hill”.

Bëhet fjalë për reperin e famshëm britanik, Joseph Olaitan Adenuga Jr., i njohur me emrin artistik Skepta.

Kjo është konfirmuar në faqen zyrtare të “Sunny Hill” në një postim të shpërndarë në Instagram.

“Skepta po vjen në Sunny Hill. Ikona më e madhe e skenës Grime po sjell performancën e tij enigmatikisht energjike në Kosovë! Rimat e mprehta të Skeptas, të mbushura me ‘bas reggae dhe techno’ do ta shndërrojnë skenën kryesore të Sunny Hill në shfaqjen më eklektike që nuk e keni parë kurrë”, thuhet në postim.