Sulmuesi në Universitetin e Pragës veproi i vetëm

Pas hetimeve fillestare autoritetet besojnë se i dyshuari 24-vjeçar, student i Fakultetit të Arteve, ka vepruar i vetëm dhe se ende nuk dihen motivet. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nuk dyshon për ndonjë lidhje të 24-vjeçarit me ideologji ekstremiste apo grupe.

Policia çeke ka publikuar videon e operacionit ndaj sulmit të armatosur në të cilin u vranë 14 persona në universitetin e Pragës. Sulmi në masë ishte njëri prej më të rëndëve në historinë e Republikës Çeke.

Autoritetet kanë bërë të ditur se 14 persona janë identifikuar dhe se personi i 15-të i vdekur ishte i dyshuari. Tre prej të plagosurve janë të huaj – dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një nga Holanda.

Shefi i policisë ka njoftuar se i dyshuari ka vrarë veten në ballkonin e Universitetit të Filozofisë sapo policët i ishin afruar. 24-vjeçari që kreu sulmin ishte student i Universitetit të Charles. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Autoritetet kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet për shkak se disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Autoritetet nuk kanë publikuar emrat e të vrarëve, por Instituti i Shkencave të Muzikës ka konfirmuar se drejtoresha Lenka Hlávková ishte në mesin e të vrarëve.

Autoritetet çeke kanë njoftuar se 13 persona kanë vdekur gjatë sulmit në masë në Universitetin e Filozofisë në Pragë, teksa një ka vdekur më vonë në spital.

Pas hetimeve fillestare autoritetet besojnë se i dyshuari 24-vjeçar, student i Fakultetit të Arteve, ka vepruar i vetëm dhe se ende nuk dihen motivet. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nuk dyshon për ndonjë lidhje të 24-vjeçarit me ideologji ekstremiste apo grupe.

Ministria beson se i dyshuari fillimisht kishte vrarë babanë e tij, por është duke u hetuar për vrasjen e një personi dhe vajzën e tij dymuajshe. Policia ka thënë se ai ishte pronar i disa armëve dhe gjatë sulmit ishte i armatosur rëndë.

Universiteti i Charlesit u themelua në vitin 1348 dhe Fakulteti i Arteve është një prej më të vjetërve në Republikën Çeke.

Policia të premten ka njoftuar për përforcimin e sigurisë në shkolla dhe në qendra të tjera publike që janë vështirë për t’u siguruar. Këtë e kanë bërë si masë mbrojtëse deri më 1 janar.

Rektorët e Universitetit kanë thënë se do të bashkëpunojnë me ekspertët e policisë për masa parandaluese për të ngritur sigurinë përreth kampusit.

Në vitin 2019, Qeveria çeke bëri përpjekje për të shfuqizuar ndalesën e BE-së për përdorimin privat të armëve gjysmautomatike. Kjo ndalesë ishte miratuar pas sulmeve xhihadiste nëpër Evropë.

Fakulteti i Arteve në Universitetin e Karlit ndodhet në zemër të Pragës historike, vetëm pak metra nga sheshi i Qytetit të Vjetër dhe urës piktoreske të shekullit XIV mbi lumin Vltava.

Qyteti i Vjetër i Pragës është i popullarizuar me turistë, sidomos gjatë festave të fundvitit. Tregjet e Kërshëndellave mbahen në Qytetin e Vjetër dhe në Sheshin Wenceslas.

Vetë universiteti është historik aq sa Fakulteti i Arteve. Studenti i filozofisë “Jan Palach” kishte djegur veten në qendër të Pragës në vitin 1969, në shenjë proteste ndaj pushtimit sovjetik të shtetit të tij. Emri i tij jeton në shesin ku ndodhet fakulteti.