Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë, njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar 36-vjeçarin L.Sh nga Gostivari, i cili në shtëpinë e tij familjare kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 33-vjeçare. Pas denoncimit të rastit, personi në fjalë është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe sipas procedurës, kundër tij do të përgatitet parashtresa përkatëse.