Sulmoi babain e tij, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar mëngjesin e së mërkurës pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht babain e tij, pas një zënke.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktimës i është ofruar trajtim mjekësor ndërkaq, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 11.08.2021 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar (babain e tij) e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretmëni mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.