Sulmohet seksualisht një grua në Prishtinë

Një grua raportohet se është sulmuar seksualisht më 7 dhe 8 maj në Prishtinë.

Policia njofton se rasti në polici është raportuar dje, e hënë.

I dyshuari bëhet e ditur se gjendet në arrati.

“Prishtinë 07-08.05.2022-NN. Me 09.05.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar . I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin policor.

Rasti është në procedurë hetimore.