Sulmohet fizikisht një person në afërsi të Bit Pazarit

Një banor i Shkupit mbrëmë ka raportuar se është sulmuar nga një person tjetër në afërsi të një marketi pranë Bit Pazarit, njofton MPB, transmeton TS.

“Me datë 23.04.2022 në ora 22.30 në Stacionin Policor Bit Pazar MB (35) nga Shkupi ka raportuar se në ora 22.00 në afërsi të një marketi në zonën e Bit Pazarit pas një keqkuptimi të mëparshëm është sulmuar fizikisht nga B.D. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, shtoi MPB.