Sulmohet fizikisht një i ri në Gostivar

Më datë 08.08.2022 në ora 11:15 në Stacionin Policor-Gostivar, personi R.D. (19) nga Gostivari ka raportuar se më 02.08.2022 rreth orës 23:00, derisa ishte në punë në një objekt hoteliere në Vrutok të Gostivarit, është sulmuar fizikisht nga Xh.N. nga i njëjti fshat. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit dhe do të vijojë parashtrimi përkatës.