Sulmi me thikë në shkollën gjermane, vdes njëra nga vajzat e mitura

Një nga vajzat e plagosura ditën e djeshme, pas sulmit me thikë në një shkollë në Gjermani, ka vdekur jetën.

BBC shkruan se 14-vjeçarja ka humbur jetën në spital, ndërsa e plagosura tjetër, 13-vjeç ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia thotë se i dyshuari doli nga një strehë refugjatësh në fshatin Illerkirchberg të hënën në mëngjes dhe sulmoi nxënësit.

Një 27-vjeçar është arrestuar dhe sipas policisë ai është një  azilkërkues nga Eritrea.

Oficerët kontrolluan një ndërtesë aty pranë pas sulmit dhe e gjetën 27-vjeçarin me një thikë që dyshohet  se ishte përdorur në sulm. Gjithashtu u arrestuan edhe dy persona të tjerë.