Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë…
Grupi i njohur i hakerëve “Homeland Justice” ka marrë përgjegjësinë për sulmin kibernetik.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka reaguar lidhur me sulmin kibernetik ndaj Bashkisë së Tiranës, ku u ndërpre funksionimin i faqes zyrtare.
AKSK njofton se pas sinjalizimit për rastin, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është ngritur një grup të posaçëm pune, i përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike, të cilët kanë ndërmarrë një sërë veprimesh për garantimin e sigurisë. Sipas AKSK, është bërë analiza fillestare e komprometimit të infrastrukturës dhe identifikimin e pikave të hyrjes së sulmit, izolimin dhe kufizimi i përhapjes së ndikimit në sistemet e tjera të ndërlidhura, si dhe janë marrë masat për rikthimin e funksionimit të sistemeve të goditura.
Kujtojmë se grupi i njohur i hakerëve “Homeland Justice” ka marrë përgjegjësinë për sulmin kibernetik.

