Sulm terrorist në Iran, të paktën 13 të vrarë dhe 40 të lënduar
Të paktën 13 persona e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra tjerë janë plagosur në sulmin e sotëm terrorist në tempullin e shejtë Shah-e Çerag në qytetin jugor iranian, Shiraz. Sulmin e kanë kryer tre persona të cilët kanë shtënë drejt besimtarëve brenda në objekt.
Dy terroristë janë arrestuar, ndërsa i treti ende gjendet në arrati.
Sipas infromatave të para të mediumeve lokale, të paktën 13 persona janë vrarë, ndërsa 40 tjerë janë lënduar në sulmin.
Esmail Mohebipur, zëvendës guvernatori i provinces Fars për çështje politike, të sigurisë dhe sociale, tha se terroristët e armatosur kanë filluar me të shtëna në tempullin gjatë lutjes së mbrëmjes.