Sulm raketor ndaj bazës ushtarake amerikane në Siri, nuk ka viktima

Dy raketa janë gjuajtur ndaj bazës patrulluese amerikane në verilindje të Sirisë, por nuk ka të plagosur ose dëme në bazë, kumtoi ushtria amerikane.

Ushtria amerikane shtoi se Forcat demokratike siriane të mbështetura nga Uashingtoni e kanë vizituar vendin nga i cili janë gjuajtur raketat dhe e kanë gjetur raketën e tretë, të pa shpërthyer.

Baza gjendet në Ash Shadadi.