Sulm me bombë në një furrë buke në Pakistan, një person ka humbur jetën, gjashtë janë plagosur

Së paku një person e ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë lënduar nga shpërthimi i një bombe në një furrë buke në Pakistan, njoftoi sot policia. Sulmi ka ndodhur në provincën jugperëndimore të Pakistanit, Baluçistan.

Oficeri i policisë Kasim Shah tha se “elementët antishtetërorë” kanë lënë një pajisje shpërthyese nën banak dhe ajo është aktivizuar nga distanca.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, por sulme të tilla janë kryer në të kaluarën nga anëtarë të grupit separatistë Balluxhi.