Sulm i pasuksesshëm me raketa ndaj ushtarëve amerikanë në Siri

Ushtria amerikane dje njoftoi se forca të paidentifikuara kanë gjuajtur raketa ndaj një baze në Siri në të cilën janë të vendosur ushtarë amerikanë dhe forca lokale, por nuk ka të lënduar dhe sulmi nuk ka shkaktuar dëm.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur raketa”, njoftoi Komanda Qendrore e armatës amerikane, e cila i udhëheq forcat amerikane në Lindjen e Afërt, gjatë kësaj duke mos bërë të ditur se për cilën vlerëson se është përgjegjës për sulmin e pasuksesshëm.

Forcat amerikane ishin shpërndarë në Siri gjatë fushatës së administratës së Obamës kundër Shtetit Islamik dhe ata janë partnerë me grupin e kryesuar nga kurdët e quajtur Forcat Demokratike Siriane.

Në Siri ka rreth 900 ushtarë amerikanë, shumica e tyre në pjesën lindore të vendit.