Suedia dhe Finlanda në NATO, Qeveria autorizon ambasadorin Talevski për pëlqim

Shkup, 18 maj – Qeveria e ka autorizuar ambasadorin Dane Taleskin që të shprehë pëlqimin për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti seancën  të 46-të të jashtëzakonshme dhe mori vendim që ta autorizojë përfaqësuesin e përhershëm të vendit tonë në NATO, ambasadorin Dane Taleskin, që të shprehë pëlqim për pranimin e e Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Finlandës në NATO, kumtoi pres shërbimi qeveritar.