Stoltenberg nga Shkupi e përshëndeti marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit

Shkup, 22 nëntor – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg sot në Shkup para fillimit të takimit joformal të liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni, përshëndeti marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit për lirimin e pengjeve.

“E mirëpres marrëveshjen ndërmjet Hamasit dhe Izraelit, e cila duhet të çojë në lirimin e pengjeve dhe do të mundësojë dërgimin e ndihmave humanitare”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Shkup, e theksoi Maqedoninë e Veriut si një vend që është i suksesshëm në shumë gjëra, duke përfshirë, siç tha ai, “një shoqëri të suksesshme multietnike, e cila i tregon rajonit dhe botës se njerëzit me prejardhje të ndryshme mund të jetojnë së bashku në një mënyrë paqësore.”

“Maqedonia e Veriut është një aleancë shumë e vlerësuar dhe kjo shihet nga fakti se sot këtu po mbahet samiti i liderëve të NATO-s. Ne do të diskutojmë për sigurinë me liderët, por do t’ju referohemi edhe sfidave me të cilat përballemi përtej kufijve të këtij rajoni”, tha Stoltenberg.

Sipas marrëveshjes, 50 pengjet e rrëmbyer nga Hamasi pritet të lirohen në katër ditët e ardhshme, gjatë të cilave do të ketë një pauzë në armiqësitë mes organizatës terroriste dhe Izraelit.

Sipas marrëveshjes, pritet të lirohen 50 pengjet e rrëmbyer nga Hamasi në katër ditët e ardhshme, një periudhë në të cilën do të ketë edhe pauzë në armiqësitë midis kësaj organizate terroriste dhe Izraelit.