Stërvitje në “Stenkovec” prej sonte deri më 8 maj

Shkup, 4 maj – Në poligonin e stërvitjes “Stenkovec” prej sonte deri më 8 maj të vitit 2022 do të realizohet trajnim në të cilën do të shfrytëzohen artileri të stërvitjes, informojnë nga Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë realizimit të aktiviteteve të planifikuara në suaza të stërvitjes, në disa priudha  do të dëgjohen gjuajtje nga municioni për stërvitje dhe mjete tjera për stërvitje dhe do të ketë edhe lëvizje të shpeshtuara të automjeteve ushtarake. Në orët e mëngjesit më 6 maj të vitit 2022 do të ketë edhe aktivitete në ajër.

“Aktivitetet e theksuara janë pjesë e planeve të rregullta për realizimin e stërvitjes së domosdoshme të pjesëtarëve të njësive të armatës në këtë poligon, me ç’rast janë ndërmarrë të gjitha masat parandaluese për siguri të pjesëmarrësve  dhe rrethinës. Sipas procedurave, me aktivitetin e theksuar janë njoftuar edhe institucionet kompetente në territorin e Qytetit të Shkupit”, citohet në kumtesën e Shtatmadhorisë së Armatës.