Stabilizohet gjendja financiare në ndërmarrjen e parkingut në Tetovë, nuk ka më borxhe

Tetovë, 25 maj – Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, detyrën e tij si kryetar e mori me borxhe të mëdha nga komuna. Ai madje kishte vendosu panel të madh në rrugë duke shënuar shifrën e borxhit që e kishte trashëguar nga ish kryetarja e komunës, Teuta Arifi, informon Zhurnal.

Por, siç ka njoftuar së fundmi Kasami dhe poashtu nga ndërmarja e parkingut, çështje e borxheve tanimë mbetet e kaluar dhe gjërat e punët po funksionojnë në mënyrë shumë normale.