Spasovski uron Ibraimin dhe Kutovskin: Fitore e LSDM-së në Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë
Shkup, 20 gusht – Oliver Spasovski nga LSDM ka uruar Medat Kurtovskin për fitoren në Mavrovë-Rostushë dhe Arijan Ibrahimin për fitoren në Qendër Zhupë, pëcjell TV21. Spasovski thotë se LSDM dhe koalicioni fitoi në zgjedhjet lokale në këto dy komuna.
“Urime qytetarëve për zgjedhjen dhe kryetarët Medat Kurtovski në Mavrovë Rostushë dhe Arijan Ibraim në Qendër Zhupë iu uroj që t’i realizojnë projektet e premtuara dhe të punojnë ekskluzivisht në interes të qytetarëve”, shkruan Spasovski.

