Spasovski: Transparenca në MPB është 91,7%
Shkup, 16 gusht – Transparenca aktive e MPB-së nga mesatarja prej 59,5% në vitin 2016, tani në vitin 2022 shënon 91,7%, që është një ritje për 32,2%, informon Zhurnal.
Për këtë statistikë bëri të ditur vet ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, i cili shprehet se këto rezultate i ka arritur së bashku me ekipin e tij të ministrisë.
Nga fillimi i rangimit në vitin 2016 deri më sot, ai thotë se institucioni ka kaluar tre nivele, respektivisht nga një institucion i mbyllur në një institucion aktiv dhe transparent.
“Vazhdojmë të krijojmë institucion të hapur dhe transparent para qytetarëve, përmes bashkëpunimit aktiv me mediat – pasqyra e vërtetë e politikës së brendshme të Ministrisë në drejtim të ndërtimit të besimit mes qytetarëve dhe policisë”, tha Spasovski./Zhurnal.mk


