Spasovski dhe Lamorxheze nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në sferën e çrrënjosjes së tregtisë me drogë

Shkup, 15 maj – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në Romë u takua me ministren italiane të Punëve të Brendshme të Italisë, Luçana Lamorxheze, në të cilin ishte nënshkruar Memorandum për bashkëpunim në sferën e çrrënjosjes së tregtisë me drogë ndërmjet Departamentit për Siguri Publike pranë MPB-së së Republikës Italiane dhe Byrosë për Siguri Publike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç bëri të ditur MPB, në takim me delegacionin italian, Spasovski potencoi se pikërisht takimet e tilla janë mundësi e shkëlqyer për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, i cili është me rëndësi vitale për rritjen e efikasitetit në luftën kundër armikut global – krimit në të gjitha format e tij.

“Në këtë kontekst, dëshiroj të theksoj se bashkëpunimi ndërmjet ministrive tona është në nivel të lartë profesional, që nënkupton shkëmbim të shpejtë, cilësor dhe efikas të njohurive operacionale dhe është në vazhdimësi, në përputhje me frymën e marrëdhënieve tradicionale miqësore ndërmjet dy vendet tona. Pikërisht aktivitetet e përbashkëta që lidhen me luftën kundër sfidave dhe tendencave aktuale të sigurisë paraqesin progres në realizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimi i shtuar i informacionit është dëshmia më e mirë e gatishmërisë sonë për ta bërë mjedisin e sigurisë të favorshëm dhe për të përshpejtuar progresin në integrimet evropiane”, tha Spasovski.

Në takim ishte nënshkruar edhe Memorandumi për bashkëpunim në sferën e çrrënjosjes së tregtisë me drogë, nga ana e drejtorit të Byrosë së Sigurisë Publike pranë MPB, Sasho Tasevski dhe shefit të policisë dhe drejtorit të përgjithshëm të Sigurisë Publike pranë MPB-së italiane, Lamberto Xhanini.

“Sot jemi dëshmitarë edhe të një projekti të përfunduar me sukses – nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim në sferën e çrrënjosjes së tregtisë me drogë. Dëshiroj të theksoj se këtë dokument të cilin do ta nënshkruajnë drejtorët e dy shërbimeve të policisë është me rëndësi të madhe për të dyja Ministritë, veçanërisht sa i përket luftës kundër tregtisë ilegale me drogë – sfidë e përmasave botërore për çka ne jemi të detyruar që të përgjigjemi me të gjitha mjetet dhe resurset që i kemi në dispozicion”, theksoi Spasovski pas nënshkrimit të Memorandumit. 

Spasovski në fjalimin e tij para delegacionit italian e theksoi përballjen me emigrimin ilegal, me çka e potencoi faktin se menaxhimi efikas me kufijtë, me emigrimet dhe parandalimi i emigrimit ilegal përgjatë “Rutës së Ballkanit Perëndimor”.

Ai tha se kjo edhe më tej është një prej prioriteteve të MPB-së, ndërsa ndër temat tjera për të cilat u bë fjalë në takim, i potencoi edhe aktivitetet e përbashkëta projektuese që në kuadër të Ministrisë zbatohen si pjesë e bashkëpunimit me Italinë, ndër të cilët edhe projekti Përforcimi i kapaciteteve për koordinim në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit me qëllim kryesor të përmirësimit të efikasitetit të pushtetit kombëtar për kontroll kufitar, menaxhim me vijimet e migrantëve, luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, përmes përmirësimit të kapaciteteve teknike dhe administrative për zbulim, analizë dhe parandalim të terrorizmit, ndërsa inicioi edhe fillim të projektit të ri midis dy ministrisë, gjegjësisht, arritjes së Protokollit për bashkëpunim në fushën e luftës kundër trafikimit me njerëz.

“Në këtë rast do të doja të falënderohem për mbështetjen në projektet, por edhe MPB-në e Italisë në realizimin e Konferencës së fundit rajonale të drejtorëve të nëpunësve policorë në të cilin mori pjesë edhe delegacioni i lartë i Ministrisë tonë. Si Ministri mbesim të përkushtuar ndaj zhvillimit dhe mbështetjes së bashkëpunimit bilateral, pjesëmarrjes në iniciativat ndërkombëtare dhe rajonale, të cilat kanë për qëllim përforcimin e kapaciteteve tona dhe avancimin e punës policore në të gjitha fushat”, konkludoi Spasovski.

Lamorxheze, e uroi ministrin Spasovski për marrjen e mundësisë së Maqedonisë së Veriut të jetë nikoqire e Konferencës së 50-të jubilare të rajonit evropiane të Interpolit në vitin 2023, që paraqet edhe një konfirmim për reformat në polici dhe për bashkëpunimin e përbashkët të suksesshëm, por edhe për stabilitetin dhe sigurinë e vendit.

“Me nënshkrimin e sotëm të Memorandumit rrumbullaksojmë një segment të rëndësishëm nga bashkëpunimi ynë i deritanishëm edhe në pjesën e këmbimit të informacioneve dhe kjo është një ditë shumë e rëndësishme për dy ministritë me të cilin e konfirmojmë miqësinë dhe partneritetin tonë. E keni mbështetjen tonë të plotë në praktika dhe trajnime të mira të nëpunësve policorë në pjesën e qeverisjes së të drejtës si dhe në pjesën e krimit të organizuar dhe të terrorizmit”, theksoi ministrja Lamborxheze.

Lamborxheze në këtë rast e pranoi propozimin e ministrit Spasovski që në periudhën e ardhshme t’u dorëzojë draft-tekst për Protokollin për bashkëpunim për trafikim me njerëz dhe lypsarë dhe edhe njëherë potencoi se e kemi mbështetjen e plotë nga shërbimet e tyre edhe nga aspekti operativ edhe nga ai teknik që të fillojnë negociatat nga dy palët dhe të harmonizohet teksti i cili do të nënshkruhet në takimin e përbashkët të ardhshëm në Shkup duke treguar edhe njëherë në rëndësinë e vendit dhe vendeve tjera ballkanike për stabilitetin e vendeve  evropiane dhe të rajonit.