Sot provimi i gjuhës së huaj për rreth 28 mijë nxënës të klasave të 9-a

Rreth 28 mijë nxënës të klasave të 9-a do të zhvillojnë sot provimin e fundit, atë të gjuhës së huaj.
Provimi nis në orën 10:00, ndërkohë që nxënësit do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për të plotësuar të gjitha pyetjet e testit.
Nxënësit duhet të paraqiten në shkollë 1 orë para se të fillojë provimi.
Provimi do të kryhet në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të kualifikuara të institucioneve tona arsimore.
Brenda muajit qershor nxënësit e klasave të 9-ta iu nënshtruan provimeve kombëtare në gjuhë shqipe, 19 qershor, matematikë, 25 qershor dhe sot gjuhë e huaj, 30 qershor.