Sot është dita e fundit e trazirave
Komandanti i Gardës Revolucionare më të fuqishme të Iranit, Hosein Salami, ka paralajmëruar protestuesit se sot do të jetë dita e tyre e fundit në rrugët nëpër qytetet iraniane.
“Mos dil në rrugë! Sot është dita e fundit e trazirave”, paralajmëroi gjenerali i fuqishëm.
Protestat e mëdha në Iran kanë vazhduar që nga vdekja e kurdes 22-vjeçare, Mahsa Amini, e cila vdiq më 16 shtator vdiq në një burg të Policisë Morale në Teheran.
Protestat u shndërruan në një kryengritje popullore nga iranianë të zemëruar nga të gjitha fushat e jetës dhe përfaqësojnë një nga sfidat më të vështira për udhëheqjen klerikale që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.
Grupet e të drejtave të njeriut kumtuan se në protestat e deritanishme janë vrarë të paktën 250 protestues, ndërsa mijëra të tjerë janë arrestuar në të gjithë Iranin.
Videot e publikuara dje në rrjetet sociale tregojnë protestuesit që bëjnë thirrje për vdekjen e liderit suprem ajatollah Ali Hamnei dhe shfuqizimin e milicisë Basixh, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në represionin mbi protestuesit.